Skip to content
TELEGRAM NGUSHËLLIMI

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Prishtinë, 10/10/2014

E nderuara familje Balaj,  

Me keqardhje dhe pikëllim pranova sot lajmin për vdekjen e avokatit dhe mikut tonë, z. Fazli Balaj. 

Më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Vdekja e z. Balaj është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë shoqërinë kosovare.

Puna dhe kontributi i z. Balaj për avancimin e të drejtave të njeriut, e veçanërisht mbrojtjen e drejtave të shqiptarëve gjatë viteve të 90-ta, ka lënë shenjë në drejtësinë kosovare. Figura dhe emri i tij do të kujtohet me nderë dhe krenari ndër gjenerata. 

Ju lutem, pranoni nderimet e mia më të larta. 

Prof. Dr. Hajredin Kuçi
 Zëvendëskryeministër 
dhe Ministër i Drejtësisë 

Skip to content