Skip to content
Telegram urimi i Ministrit Kuçi, me rastin e rizgjedhjes së znj. Shehu në krye të Odës së Noterëve të Republikës së Kosovës

Telegram urimi i Ministrit Kuçi, me rastin e rizgjedhjes së znj. Shehu në krye të Odës së Noterëve të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 30/03/2015

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka uruar znj. Arbena Shehu për rizgjedhjen e saj në krye të Odës së Noterëve të Republikës së Kosovës. Në telegramin e urimit të Ministrit Kuçi thuhet:

E nderuara znj. Shehu,

Më lejoni që përmes kësaj letre të shpreh urimet e mia më të sinqerta për rizgjedhjen tuaj në krye të Odës së Noterëve në Republikën e Kosovës.

Unë jam i bindur që përkushtimi juaj ndaj punës së mirëfilltë për sistemin noterial në Kosovë, si në të kaluarën ashtu edhe tani, do të jep rezultate dhe do të ofrojë shërbime të cilat i presin qytetarët e Republikës së Kosovës, marrë parasysh faktin që, menjëherë pas fillimit të funksionimit, sistemi noterial është  dëshmuar me shërbimet që noterët kanë ofruar për qytetarët.

Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë për noterët, po ashtu, do ta kenë edhe mbikëqyrjen e plotë të punës së tyre, që ajo të jetë ligjore dhe kualitative.

Sot, duke rikujtuar dhe vlerësuar punën e noterëve në vendin tonë, urojë që edhe në të ardhmen, kjo Odë të dëshmojë përkushtimin e saj në shërbimet noteriale përmes të cilave do të ofrohet një sistem ligjor më efektiv, si dhe do ndikojë dukshëm në rritjen e efikasitetit të punës tek gjykatat e Kosovës.

Për fund, dëshiroj që të rikujtoj gatishmërinë time për bashkëpunim të mëtutjeshëm e të frytshëm, për të arritur kështu së bashku avancimin e mëtutjeshëm të sistemit noterial si dhe të sundimit të ligjit në vendin tonë, duke ju uruar që puna juaj gjatë këtij mandati të shquhet si punë parimore dhe e suksesshme.

Me respekt,
Hajredin KUÇI
Ministër i Drejtësisë së Republikës së Kosovës 

Skip to content