Skip to content
Telegram urimi nga Ministri Kuçi, me rastin e përzgjedhjes së, z. Osman Havolli, Kryetar i Odës së Avokatëve

Telegram urimi nga Ministri Kuçi, me rastin e përzgjedhjes së, z. Osman Havolli, Kryetar i Odës së Avokatëve

Prishtinë, 01/02/2016

Z. Osman Havolli
Kryetar i Odës së Avokatëve

I nderuar z. Havolli,

Përmes kësaj letre dëshiroj të ju përcjell urimet e mia më të sinqerta me rastin e përzgjedhjes suaj në pozitën e Kryetarit të Odës së Avokatëve të Republikës së Kosovës. 

Dëshiroj të shfrytëzoj rastin t’u shpreh gatishmërinë time dhe të institucionit që unë drejtoj për të vazhduar bashkëpunimin me Juve dhe institucionin që Ju drejtoni, jo vetëm në fushat në të cilat tani veçse kemi bashkëpunim, me qëllim të forcimit edhe më tutje të sundimit të Rendit dhe Ligjit në Kosovë.

 Unë ju garantoj se edhe më tutje do të angazhohem  për krijimin e parakushteve për funksionimin e pavarur të avokaturës dhe përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve në përputhje me standardet evropiane. 

Roli i Avokatit në sistemin gjyqësor është qenësor në mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të qytetarëve dhe sigurimin e barazisë së armëve për palët në procedurë. Andaj krijimi i parakushteve për ushtrimin e profesionit të avokatit në mënyrë të pavarur dhe profesionale është qenësore për funksionimin e drejtë të gjyqësorit. 

Në këtë aspekt, jam i bindur se nën udhëheqjen e Juaj,  roli i Odës së Avokatëve në certifikimin dhe monitorimin e punës së Avokatëve me qëllim të sigurimit të kualitetit më të lartë të performancës në përputhje me ligjin dhe kodin etik do të ngritët, duke garantuar kështu nivel të lartë të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve. 

Si Ministër i Drejtësisë, dua të shfrytëzoj këtë rast për të rikujtuar mbështetjen time absolute për të garantuar funksionimin e sistemit gjyqësor unik në Kosovë, si themel i palëkundur i sundimit të ligjit në vendin tonë.

Për fund më lejoni që edhe një  herë t’u përcjell urimet e mia për marrjen e detyrës Tuaj të re duke ju dëshiruar shumë suksese gjatë mandatit si Kryetar i Odës së Avokatëve. 

           

                                   Prof. Dr. Hajredin Kuçi
                       Ministër i Drejtësisë i Republikës së Kosovës
 

Skip to content