Skip to content
Thellohet bashkëpunimi me autoritetet e Maqedonisë së Veriut në adresimin e dhunës në familje

Thellohet bashkëpunimi me autoritetet e Maqedonisë së Veriut në adresimin e dhunës në familje

Prishtinë, 15/03/2022

Me ftesë të kryesueses së Grupit të Grave Deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zëvendësministrja e Drejtësisë, njëherit Koordinatore Kombëtare kundër dhunës në familje, Dr.Nita Shala, së bashku me deputetë nga Republika e Kosovës vizituan Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të ndarë praktikat “Rruga nga ratifikimi deri te implementimi i Konventës së Stambollit”.

Në fokus të takimit ishte ndarja e përvojave për sa i takon parandalimit dhe adresimit të dhunës në familje. Ministrja e Punës dhe Politikave Sociale, njëherit Koordinatoja Koombëtare kundër dhunës në familje në Maqedoninë e Veriut, znj. Jovana Trencevska, dhe deputete nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut informuan mbi sfidat dhe hapat e ndërmarrë drejt miratimit të Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje.

Zëvendësministrja Shala informoi mbi hapat e ndërmarrë në Republikën e Kosovës drejt parandalimit dhe adresimit të dhunës në familje, ndër tjera miratimit të Stratetegjisë Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave 2022-2026, dhe hapave drejt plotësim/ndryshimit të Ligjit për mbrotje nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave.

Takimi u realizua falë mbështetjes nga Misioni i OSBE-së në Kosovë

Skip to content