
Me këtë marrëveshje përcaktohen detyrat dhe përgjegjësitë e autoriteteve në ofrimin e trajnimeve të vazhdueshme (ri-freskuese) për ndërmjetësuesit e licencuar në Republikën e Kosovës, me qëllim të paisjes së tyre me njohuri të avancuara për ndërmjetësimin në pajtim me legjislacionin në fuqi.
Ministria e Drejtësisë ka marrë përsipër alokimin e mjeteve financiare tek Akademia e Drejtësisë për kompensimin e trajnuesve vendorë të çertfifikuar nga Akademia e Drejtësisë dhe ekipi i FMCS, ashtu që menjëherë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje dhe bazuar në të njëjtën Ministria ka formalizuar kërkesën drejtuar Akademisë për zbatimin e programit.
Trajnimet ri-freskuese për ndërmjetësuesit e licencuar në Republikën e Kosovës do të fillojnë brenda ditësh.