Skip to content
Tryezë diskutimi mbi zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave 2022–2026

Tryezë diskutimi mbi zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave 2022–2026

Prishtinë, 22/10/2025
Sot, Ministria e Drejtësisë organizoi një takim konsultativ ndërinstitucional, ku u prezantua draft-raporti i vlerësimit afatmesëm të zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave 2022–2026.
Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore, të cilët diskutuan mbi gjetjet kryesore, arritjet, sfidat dhe rekomandimet për përmirësimin e zbatimit të strategjisë në periudhën e ardhshme.
Këshilltarja Politike ne MD Vlora Limani Hajnuni theksoj që të gjeturat e këtij raporti do të jenë një bazê e mirë për të hartuar strategjinë e re, duke na ndihmuar te jemi më specifik në aktivitete institucionale.
Ky proces po mbështetet nga UN Women në Kosovë, në kuadër të përkushtimit të përbashkët për avancimin e barazisë gjinore dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës me bazë gjinore.

Foto Galeria

Skip to content