Skip to content
U.D. i ministrit z. Sallahu takohet me drejtorët dhe udhëheqësit e njësive në Ministrinë e Drejtësisë

U.D. i ministrit z. Sallahu takohet me drejtorët dhe udhëheqësit e njësive në Ministrinë e Drejtësisë

Prishtinë, 01/09/2025
Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, zhvilloi sot një takim pune me drejtorët e departamenteve të Ministrisë, ku u diskutuan prioritetet dhe rruga drejt përmbushjes së objektivave të vendosura.
Në këtë takim u theksua rëndësia e koordinimit të ngushtë mes departamenteve dhe kabinetit, si dhe nevoja për një qasje më të integruar në zbatimin e reformave të drejtësisë.
Ky takim shërbeu gjithashtu për të ndarë sfidat dhe mundësitë në punën e përditshme të Ministrisë, duke synuar përmirësimin e efikasitetit, transparencës dhe cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.
Sallahu ritheksoi angazhimin për një drejtësi funksionale, të pavarur dhe në shërbim të barabartë për të gjithë.

Foto Galeria

Skip to content