Në punëtorinë e organizuar sot nga Home Affairs Programme of European Union in Kosovo, u.d. Ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka folur për rëndësinë e zbatimit të Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ai theksoi se ky ligj, i cili ka marrë tri opinione pozitive nga Komisioni i Venedikut, është një reformë thelbësore në luftën kundër korrupsionit, pasi mundëson konfiskimin civil të pasurisë së paligjshme dhe rikthimin e saj tek qytetarët.
Ministri kritikoi vonesat në Gjykatën Kushtetuese, ku ligji mbetet i bllokuar prej dhjetorit 2024, duke theksuar se zbatimi i tij është një kauzë ligjore, morale dhe qytetare që forcon sundimin e ligjit dhe e afron Kosovën me standardet evropiane, dhe çdo vonesë është më shumë kohë për korrupsionin më shumë vonesë për drejtësinë.