Skip to content
U.D Ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, priti sot në takim Ministren e Drejtësisë të Mbretërisë së Belgjikës, Annelies Verlinden, dhe Ministren e Azilit, Migrimit dhe Integrimit Social, Annelien Van Bossuyt

U.D Ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, priti sot në takim Ministren e Drejtësisë të Mbretërisë së Belgjikës, Annelies Verlinden, dhe Ministren e Azilit, Migrimit dhe Integrimit Social, Annelien Van Bossuyt

Prishtinë, 06/10/2025
Ministri Sallahu ka informuar të dy ministret lidhur me arritjet e Republikës së Kosovës në fushën e drejtësisë.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit, si dhe për nënshkrimin e ardhshëm të Marrëveshjes për Ndihmë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.
Ministret, Verlinden dhe Van Bossuyt shprehën mbështetjen e tyre të plotë për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, në Këshillin e Evropës dhe në NATO, duke vlerësuar përparimin e arritur në forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe në luftën kundër korrupsionit.
Po ashtu, përfaqësueset më të larta të Qeverisë së Belgjikës në fushën e drejtësisë dhe migrimit, shprehën zotimin për lobim ndaj pesë shteteve mosnjohëse të Republikës së Kosovës që këtë ta bejnë sa më parë.
Palët u pajtuan të vazhdojnë bashkëpunimin institucional dhe partneritetin strategjik edhe në çështje të tjera të rëndësishme për të dyja vendet.

Foto Galeria

Skip to content