Gjatë takimit u konfirmua edhe një herë bashkëpunimi i ngushtë mes Ministrisë së Drejtësisë dhe UNDP-së, veçanërisht në fushat që lidhen me sundimin e ligjit, reformat në drejtësi, drejtësinë tranzicionale, luftimin e korrupsionit, dhe adresimin e dhunës në familje.
Të dyja palët u zotuan të thellojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen, me synim forcimin e institucioneve dhe garantimin e mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve. Ky zotim përfaqëson vullnetin për të avancuar iniciativa konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e qasjes në drejtësi, mbështetjen e viktimave dhe krijimin e një sistemi më të drejtë e më transparent, duke e afruar Kosovën me standardet më të mira ndërkombëtare.