Ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, priti sot një delegacion nga Mbretëria e Arabisë Saudite, me të cilin u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe juridik ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit me theks të veçant u diskutua mbi parimin e reciprocitetit në çështjet që lidhen me blerjet pronësore nga shtetasit e huaj, si dhe mundësitë për nxitjen e investimeve strategjike në Kosovë.
Ministri Sallahu nënvizoi se Kosova mbetet një vend i hapur për partneritete të tilla, të cilat jo vetëm që gjallërojnë ekonominë, por edhe forcojnë stabilitetin dhe sundimin e ligjit në vend.