Skip to content
U.d. Ministri Sallahu vizitoi Institutin e Mjekësisë Ligjore

U.d. Ministri Sallahu vizitoi Institutin e Mjekësisë Ligjore

Prishtinë, 11/09/2025
U.d. Ministri, Blerim Sallahu ka vizituar sot hapësirat të cilat po rinovohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, duke i parë nga afër punimet në përfundim të transformimit të tërësishëm të tij.
Ministria e Drejtësisë ka trajtuar me prioritet ngritjen e kapaciteteve duke shndërruar hapësirat brenda standardeve të avancuara dhe moderne, për punë profesionale në IML.
U.d Drejtori, Agron Thaçi informoi Ministrin Sallahu se punimet po zhvillohen me intensitetin e duhur dhe ato priten të përfundojnë sipas afatit të paraparë, duke i hapur një rrugë të re zhvillimit të Institutit.

Foto Galeria

Skip to content