Skip to content
U.D Sallahu: Digjitalizimi i Profesioneve të lira është progres i Reformës së Administratës Publike

U.D Sallahu: Digjitalizimi i Profesioneve të lira është progres i Reformës së Administratës Publike

Prishtinë, 02/10/2025
U. D i Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu sot ka marrë pjesë në Forumin e Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike.
Para të pranishmëve, U.D Ministri, Sallahu foli për progresin e arritur në Administratën Publike duke përmendur përparimin në fushën e digjitalizimit dhe të qasjes së qytetarë në shërbimet publike përmes platformës e-Kosova.
“Gjatë këtij viti janë shtuar edhe 38 shërbime të reja, ndër të cilat edhe digjitalizimi i sistemit të Profesioneve të lira” tha U.D i Ministrit.
Tutje zëvendësministri Sallahu tha se progres i arritur është edhe zbatimi i Strategjisë për Reformën e Administratës Publike ku sipas tij janë zbatuar plotësisht ose pjesërisht 62% e masave të parashikuara për gjashtëmujorin e parë.
Progres tjetër sipas U.D Ministrit Sallahu është edhe harmonizimi i Planit Kombëtar të Zhvillimit 2025-2027 me objektivat e Integrimit Evropian.
Reforma në administratë publike sipas tij është e lidhur ngushtë me përpjekjet e Qeverisë për shtetin e së drejtës dhe për të siguruar ofrimin e drejtësisë dhe shërbimeve publike të besueshme e të barabarta për të gjithë qytetarët.

Foto Galeria

Skip to content