
Ministria e Drejtësisë dje ka organizuar takimin e përbashkët të grupit punues për finalizimin e Projektligjit për konfiskimin e pasurisë të fituar me vepër penale.
Qëllimi kryesor i takimit ishte diskutimi i rekomandimeve dhe të gjeturave të ekspertit Dr. Stefan Trunk, në frymën e pajtueshmërisë se projektligjit të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë, me legjislacionin e Bashkimit Evropian, si dhe obligimet që rrjedhin nga legjislacioni i BE-së për Kosovën.
Në këtë takim, ku morën pjese përfaqësues nga Ambasada amerikane, Komisioni Evropian, EULEX dhe shoqëria civile, u diskutua për komentet dhe sugjerimet e anëtarëve të grupit punues, si dhe rekomandimet e ekspertit të angazhuar nga projekti i binjakëzimit Dr. Stefan Trunk.
Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar për hartimin e legjislacionit të nevojshëm në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, në pajtim me procedurat për hartimin e legjislacionit, në konsultim me të gjithë akteret relevant qeveritar dhe nga shoqëria civile, si dhe në pajtim me legjislacionin e BE-së dhe në koordinim me mekanizmat ndërkombëtar në Kosove.