Skip to content
U mbajt ceremonia e diplomimit të 51 zyrtarëve të sigurisë publike në Vushtrri

U mbajt ceremonia e diplomimit të 51 zyrtarëve të sigurisë publike në Vushtrri

Prishtinë, 24/06/2022

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, sot u mbajt ceremonia e diplomimit për gjeneratën e pestë të studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike, ku 18 prej tyre janë zyrtarë korrektues.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në këtë ceremoni, përgëzoi të diplomuarit për suksesin e arritur dhe u shpreh e lumtur që Republikës së Kosovës po i shtohen gjenerata të reja me qëllim të kontributit dhe angazhimit në ruajtjen e rendit dhe sigurisë si dhe sundimin e ligjit, brenda institucioneve ku punojnë apo për qytetarët dhe grupet që ata i përfaqësojnë.

“Si pjesë e strukturave të sigurisë në Republikën e Kosovës, SHKK-ja ka një partneritet dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Akademinë për Siguri Publike dhe ne jemi të lumtur ta konfirmojmë këtë edhe sot, në këtë ditë të veçantë të diplomimit të studentëve të gjeneratës së pestë”, tha ministrja Haxhiu.

Ministrja Haxhiu theksoi përkushtimin që institucioni që ajo drejton do të vazhdojë të kultivojë këtë frymë të bashkëpunimit dhe koordinimit të mirë ndërinstitucional.

Skip to content