
Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë mbaji konferencën shkencore “Sfidat e hulumtimit të krimeve të luftës në Kosovë 1998 – qershor 1999”.
Në këtë konferencë, ku u diskutua për sfidat e hulumtimit të krimeve të luftës, përveç Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, pjesëmarrës ishin ministra, udhëheqës të institucioneve të drejtësisë në Kosovë, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, si dhe përfaqësues të Instituteve nga Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe vende tjera nga rajoni dhe më gjerë.
Konferencën e hapi Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, i cili tha se Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, i themeluar nga Ministria e Drejtësisë, ka për qëllim trajtimin, hetimin dhe zbardhjen e të vërtetës për krimet e luftës që kanë ndodhur në Kosovë.
“Pas kaq vitesh pas përfundimit të luftërave në vendet tona, qytetarëve tanë akoma u mungon e vërteta. Është thënë disa herë qё historia qё nuk shkruhet, nuk mbetet histori. Dhe, pikërisht për kёtё ne kemi krijuar Institutin pёr Hulumtimin e Krimeve tё Luftёs, misioni i tё cilit ёshtё pikërisht trajtimi i këtyre temave tё cilat lënë gjurmë tё mëdha nё histori”, tha Kuçi.
Sipas tij, Qeveria po punon çdo ditë që t’i minimizojë pasojat e humbjeve që pësoi Kosova, qytetarët e saj gjatë luftës se fundit.
“Ne po punojmë nё gjetjen e së vërtetës nё shumё aspekte. Kёtu dua tё përmend Komisionin pёr Personat e Pagjetur, i cili ndonëse çdo ditё përballet me sfida tё reja tё kёsaj çështjeje shumё tё ndjeshme, megjithatë punon qё sa më shpejtë t’ua sjellë qetësinë familjeve qё ende nuk dinë për fatin e familjarëve tё tyre”, theksoi Kuçi.
Në këtë konferencë me kumtesat e tyre u paraqiten, Prof. Dr. Zejnullah Gruda, Drejtor i Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, Prof. Dr. Smajl Çekiq, Drejtor i Institutit për Hulumtimin e Krimeve Kundër Njerëzimit dhe të Drejtës Ndërkombëtare të Bosnjës e Hercegovinës, Prof. Mate Rupiq, Ndihmës i Drejtorit të Qendrës Memoriale të Luftës Atdhetare të Kroacisë, si dhe përfaqësues tjerë nga Kosova, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina.