Skip to content
U mbajt mbledhja e grupit punues për hartimin e Koncept-dokumentit për Kodin e Procedurës Civile

U mbajt mbledhja e grupit punues për hartimin e Koncept-dokumentit për Kodin e Procedurës Civile

Prishtinë, 18/03/2022

Në takimin e parë të grupit punues për hartimin e Koncept-dokumentit për Kodin e Procedurës Civile, Zëvendësministri Sallahu, shprehu mbështetjen e kabinetit për anëtarët e këtij grupi punues dhe njëherit vlerësoi angazhimin që po bëhet në raport me hartimin e dokumentit për Gjykatën Administrative dhe Dhomën e Posaçme në kuadër të Gjykatës Supreme.

Duke e vlerësuar si sfidë të re, zëvendësministri Sallahu tha se jam i bindur se kjo sfidë e re do të përmbushet me plot përkushtim dhe profesionalizëm.

“Përmes Kodit të Procedurës Civile do të materializohet Kodi Civil ku do të rregullohen mënyrat funksionale dhe zbatuese të tij. Afatet, palët, dhe shumëçka tjetër që deri më tash kanë qenë të organizuara përmes Ligjit të Procedurës Kontestimore, kanë qenë të paqarta. Rrjedhimisht, me definim të saktë dhe të drejtë të çështjeve procedurale me rëndësi absolute, është e sigurt se do të rritet efikasiteti implementues i Kodit Civil, përmes Kodit të Procedurës Civile”, u shpreh zëvendësministri i Drejtësisë.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme iniciativën e përbashkët të Këshillit Gjyqësor, Gjykatës Supreme dhe Ministrisë së Drejtësisë për hartimin e Koncept dokumentit për Kodin e Procedurës Civile, me ç ‘rast theksoi se KGJK do të ofron mbështetje të pa rezervë si për konceptin, po ashtu edhe në draftimin e ligjit përmes së cilit plotësohet edhe korpusi i pjesës civile që do t’i shërbej objektivave për një sistem gjyqësor ku drejtësia është e barabartë, efikase dhe e besueshme duke eliminuar çdo paqartësi në të ardhmen.

Skip to content