
Dje dhe sot është mbajtur provimi i radhës me shkrim i Jurisprudencës, i afatit të marsit.
Në këtë afat, provimit i janë nënshtruar rreth 160 kandidatë, ku dje është zhvilluar provimi nga lënda e Drejta Civile, ndërsa sot ai nga lënda e Drejta Penale.
Të gjithë kandidatët të cilët me sukses kalojnë provimin me shkrim nga lëndët e lartë cekura, fitojnë të drejtën t’i nënshtrohen provimit me gojë, i cili do të mbahet pas një jave.
Sipas anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, ecuria e provimit në të dy ditët është zhvilluar sipas planifikimeve, ndërsa nga kandidatët presin rezultate të mira.