
Në këtë takim së bashku me akterët relevant u diskutua për Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe Projektligji për Prokurorinë Speciale, komentet dhe propozimet e pranuara gjatë fazës së konsultimeve paraprake dhe me publikun.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, theksoi rëndësinë që kanë këto dy projektligje në punën e sistemit prokurorial por edhe sundimit të ligjit në përgjithësi.
Me finalizimin e këtyre dy projektligjeve përmbyllet një fazë tejet e rëndësishme e reformave në sistemin prokurorial, me qëllim të shtimit të efikasitetit dhe efektivitetit të punës së këtij sistemi.
Grupi punues shqyrtoi komentet dhe propozimet e pranuara gjatë procesit të konsultimeve, dhe pas marrjes se deklaratave përkatëse, draftet do të procedohen për në Qeveri dhe më pas për në Kuvend.