Shefi i kabinetit dhe Këshilltari i lartë i Ministres së Drejtësisë, Genc Nimoni, në këtë aktivitet të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë , vuri theksin në rëndësinë e fuqizimit të sistemit të drejtësisë dhe rritjes së efikasitetit të tij.
Duke shprehur rëndësinë e këtij Programi, Nimoni tha se “Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë” (KoSEJ III) ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e reformave që synojnë përmirësimin e integritetit, llogaridhënies dhe cilësisë në sistemin e drejtësisë, duke përfshirë finalizimin e pakos së ligjeve që rrjedhë nga Deklarata e Përbashkët e Zotimit, me theks të veçantë legjislacionit për kontrollin e integritetit dhe vlerësimin e performancës së gjyqtarëve dhe të prokurorëve.
Programi ka kontribuar gjithashtu në hartimin e Projektligjit për Realizimin e Gjykimit brenda një Afati të Arsyeshëm, me synimin e përmirësimit të qasjes së qytetarëve në drejtësi dhe rritjen e besimit të publikut në sistemin gjyqësor.
Mbështetja për përfshirjen e indikatorëve të CEPEJ dhe për mbledhjen e të dhënave përmes platformës Dashboard ka ndihmuar Ministrinë e Drejtësisë të përmirësojë analizën dhe hartimin e politikave të orientuara drejt nevojave të qytetarëve.
Mes tjerash, shefi i kabinetit ritheksoi domosdoshmërinë që institucionet të dorëzojnë me kohë dhe saktësi të dhënat e tyre të zyrtarët përkatës të Ministrisë së Drejtësisë, në mënyrë që ato të raportohen siç duhet në Dashboard dhe mekanizma të tjerë ndërkombëtarë.
Nimoni falënderoi partnerët për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme përmes këtij programi, duke shprehur edhe njëherë përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë në jetësimin e reformave, me synimin e lehtësimit të qasjes në drejtësi për qytetarët dhe krijimin e kushteve të nevojshme për një sistem sistem më efikas dhe kualitativ të drejtësisë dhe me rezultate më të theksuara.
©
– Council of Europe Office in Pristina