Skip to content
U mbajt takimi i Grupit Ndër-Ministror Kundër Dhunës në Familje i thirrur nga Zëvendësministrja, Dr. Nita Shala

U mbajt takimi i Grupit Ndër-Ministror Kundër Dhunës në Familje i thirrur nga Zëvendësministrja, Dr. Nita Shala

Prishtinë, 27/05/2021

Të pranishmit diskutuan mbi nismën dhe bashkëpunimin në finalizim të nismës nga Komisioni për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, i cili në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë do të ndryshojë Ligjin Kundër Dhunës në Familje në linjë me dispozitat e Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftën Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje. Gjithashtu u diskutua mbi rëndësinë dhe obligimin për të hedhur të dhëna në databazën e rasteve kundër dhunës në familje dhe për adresimin e ngacmimeve dhe dhunimeve seksuale.

Përveç përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse, në takim u lidhën përmes linjës elektronike 9 ekspertë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, donatorëve dhe organizatave joqeveritare në Kosovë.

Skip to content