
Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u mbajt takimi i Komitetit Drejtues të Projektit për mbështetje Kodit Civil i financuar nga Bashkimi Evropian.
Në takim mori pjesë edhe Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili në fjalën e tij hyrëse theksoi rëndësinë e miratimit sa më parë të Projekt-Kodit Civil, si dokumenti më i rëndësishëm legjislativ, që rregullon marrëdhëniet shoqërore të natyres civile.
Sallahu theksoi se Projekt-Kodi Civil, mbështetur edhe nga ekspertët e projektit, do të adresohet në pajtim me vlerat dhe standardet evropiane.
Në takim u diskutua për hapat e ardhshëm dhe u theksua se Projekt-Kodi civil, duke qenë njëri prej dokumenteve tejet me rëndësi i cili rregullon jetën dhe përditshmërinë e qytetarëve të Republikës sonë, i njëjti të procedohet sa më parë në Kuvend.