Skip to content
U nënshkrua memorandum i mirëkuptimit në mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës

U nënshkrua memorandum i mirëkuptimit në mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 16/03/2011

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, njëherësh kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, nënshkruan sot memorandum të mirëkuptimit. 

Ky memorandum mirëkuptimi i nënshkruar në mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, ka për qëllim bartjen e dosjeve që kanë të bëjnë me prokurorët dhe bartjen e kompetencave dhe përgjegjësive të personelit ndihmës, të cilët deri më tani kanë kryer punët administrative për prokuroritë.

Me këtë rast zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, premtoi se do të vazhdoj përkushtimin e tij, në kuadër të kompetencave që ka, duke ruajtur gjithmonë pavarësinë e sistemit prokuroria dhe duke dhënë përkrahje maksimale me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të sistemit prokurorial në Kosovë.  

Ndërkaq, kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, njëherësh kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, duke e falënderuar ministrin Kuçi për përkrahjen e vazhdueshme dhënë sistemit prokurorial, theksoi se nënshkrimi i këtij memorandumi është edhe një hap para në pavarësinë e plotë të sistemit prokurorial nga ekzekutivi. 

Nga sot Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë do të ndajnë pasurinë, hapësirat e punës, buxhetin, inventarin, asetet, mjetet e transportit, arkivin dhe dosjet e personelit.

Foto Galeria

Skip to content