Skip to content
U prezantuan tarifat për ekspertiza mjeko-ligjore

U prezantuan tarifat për ekspertiza mjeko-ligjore

Prishtinë, 02/08/2021

Zëvendësministri Sallahu, i falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe hartimin draft vendimit për metodën e llogaritjes së tarifave për shërbimet e ofruara në fushën e mjekësisë ligjore dhe kompensimin për kostot vërtet të nevojshme, kompensimin e punës jashtë orarit dhe pjesëmarrjen e ekspertëve mjeko-ligjorë në seancat dëgjimore.

Llogaritja e tarifave varet nga fusha e ekspertizës dhe realizohet në mënyrë proporcionale në përputhje me shumën e vlerës monetare të subjektit të ekspertizës, kompleksitetit të ekspertizës, kohën e nevojshme për mbledhjen e të dhënave dhe përgatitjen e ekspertizës.

Ky draft vendim, para se të hyj në fuqi, do të konsultohet me institucionet përkatëse.

Skip to content