Skip to content
U shënua tetё vjetori i hartimit tё Kushtetutës sё Republikës sё Kosovës

U shënua tetё vjetori i hartimit tё Kushtetutës sё Republikës sё Kosovës

Prishtinë, 12/04/2016

Me kёtё rast Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, falënderoj tё pranishmit pёr pjesëmarrje nё kёtё ceremoni, duke e vlerёsuar kёtё pёrvjetor si tё rendësishёm pёr sistemin e drejtësisë dhe Republikёn e Kosovёs. 

‘’Pas 17 shkurtit tё vitit 2008, konsiderojё qё data mё sublime pёr Republikën e Kosovës është data 9 Prill 2008 dhe sa herё tё përmendim Kushtetutën e Kosovës, kujtojmë ata burra dhe gra qё kanё rёnё dhe tёrё ajo sakrificё e tyre ёshtё reflektuar nё Deklaratёn e Pavarёsisё dhe Kushtetutën tonё” tha Ministri Kuçi.
 
Duke shprehur mirënjohjen e tij pёr anëtarët e hartimit tё Kushtetutës, Ministri Kuçi përmendi dy personalitete, tё cilët nuk janë mё nё mesin tonё, znj. Nekibe Kelmendi dhe Z. Ramadan Kelmendin tё cilët ishin anёtarё tё kёtijё komisioni dhe theksoi se ne kemi qenё tё vetёdijshёm qё kur tё bёjmё Kushtetutën, nuk do tё bёhet vetëm pёr gjeneratën tonё, por edhe pёr gjeneratat qё do tё vijnë. Ndёr tё tjera Ministri Kuçi pёrmendi se ka qenё me fat qё ka punuar me tё gjithё pёr tetё vite dhe qё sё bashku kemi ndёrtuar arkitekturën e drejtësisë dhe tani mё kemi njё sistem funksional tё drejtësisë, i cili ka nevojё tё ngritët edhe mё shumё mbi bazamentin e tijё. Ministri Kuçi, po ashtu pёrmendi edhe ndihmёn e veçant qё kanё ofruar partnerёt ndёrkombetarё, Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs dhe misionin e EULEX-it nё Kosovё, me tё cilët tha se do tё vazhdojmë bashkëpunimin edhe mё tej. Nё fund Ministri Kuçi pёrshёndeti tё gjithë juristёt dhe bёri thirrje qё ta lexojmë dhe rilexojmë Kushtetutën e Republikёs sё Kosovёs, nё mёnyrё qё tё krijojmë mё pak hapёsirё pёr komentime dhe shumё mё shumё pёr zbatimin e saj me bindje ndaj Kushtetutës, sepse ky ёshtё akti themeltar, ёshtё besimi jonё dhe besimin tonё do ta kthejmë nё praktik.
 
Presidenti i ri i Republikёs sё Kosovёs, Z. Hashim Thaçi në paraqitjen e tijё tё parë publike, pas betimit dhe ceremonisë së inaugurimit, tha se Kushtetuta e Kosovës i ka rrënjët në kompromisin e Vjenës dhe krijimin e mekanizmave mbrojtës për komunitetet jo-shumicë. Kosova është Republikë sovrane dhe e pavarur, falë këtij kompromisi dhe nuk është e moralshme që sot ne t’u ikim obligimeve tona, 8 vjet pasi që kemi fituar rezultatin më të shenjtë dhe më të madh të historisë sonë, shtetin tonë të pavarur.

“Si president do t’i inkurajojë partitë politike, shoqërinë civile dhe institucionet e Kosovës që t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme, që të realizojnë ëndrrën e krenarisë për shtet dhe të forcojnë edhe identitetin shtetëror”, ka thënë Presidenti Thaçi.

Ndërsa, çështje tjetër e ngritur nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Z. Hashim Thaçi, ishte edhe mbrojtja e Kushtetutës në publik. “Duhet ta rikthejmë besimin qytetar tek institucionet legjitime. Me punën tonë duhet të rrisim besimin qytetar tek shteti ynë”, është shprehur presidenti Thaçi, duke u zotuar se si president i vendit, do t’u ofrojë përkrahje të palëkundur në pesë vitet e ardhshme.
 
Ndёrsa, Kryeministri i Republikёs sё Kosovёs, Z. Isa Mustafa nё fjalёn e tij para tё pranishmëve tha se Kushtetuta e Kosovës, jo vetëm në mënyrë simbolike, por edhe në formë përmbajtjesore është sinonim i veprimtarisë, luftës dhe përpjekjeve të shumë gjeneratave për liri dhe pavarësi.

“Në faqet e saj përvijojnë idetë dhe vlerat nga veprimtaria patriotike e shumë burrave dhe grave të Kosovës, nga përkushtimi dhe flijimi i shumë të burgosurve politikë, studentëve, minatorëve të Trepçës, Kushtetutës së Kaçanikut, luftëtarëve të UÇK-së, dëshmorëve dhe martirëve, intelektualëve dhe shumë dijetarëve tanë. Për më tepër Kushtetuta sublimon përkushtimin e Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova dhe të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Kushtetuta jonë në formën e saj specifike, po ashtu, pasqyron arkitekturën e shtetit tonë, të ideuar nga shumë gjenerata dhe të vulosur nga përfaqësuesit e popullit në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Kryeministri Mustafa. 

Foto Galeria

Skip to content