Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
U vu gurthemeli për ndërtimin e burgut të sigurisë së lartë

U vu gurthemeli për ndërtimin e burgut të sigurisë së lartë

Prishtinë, 20/07/2011

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Kjartan Björnsson, sot, në Dyz të Podujevës vunë gurthemelin për ndërtimin e burgut të sigurisë së lartë.

Në ceremoninë e organizuar për këtë rast, kryeministri Thaçi tha së ndërtimi i këtij burgu është vazhdim i përkushtimit të Qeverisë së Kosovës në fuqizimin e sundimit të ligjit, shtetit të së drejtës, institucioneve demokratike dhe hap tjetër në rrugën e pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Ndërtimi i këtij objekti i kontribuon drejtpërdrejt fuqizimit të kapaciteteve dhe infrastrukturës të sundimit të ligjit në Kosovë.  Ky projekt ju mundëson të burgosurve të shfrytëzojnë masat e nevojshme për përmirësimin e tyre dhe ri-integrimin në jetën ekonomiko-shoqërore. Ky investim do të ndikoj në shkarkimin e institucioneve tjera korrektuese në Kosovë, gjë që ndikon në ngritjen e efikasitetit dhe në përmbushjen e detyrave të tyre. Me këto investime krijojmë kushte të përshtatshme për të gjithë personelin e shërbimit korrektues të cilët i shërbejnë vendit të tyre gjatë ushtrimit të këtij profesioni të veçantë“, tha kryeministri Thaçi..

Në anën tjetër, ministri Kuçi fillimin e ndërtimit të burgut të sigurisë së lartë e vlerësoi si të rëndësisë vitale për Shërbimin Korrektues të Kosovës.

“Kam kënaqësinë të fillojmë punën e një objekti me rendësi vitale për Shërbimin Korrektues të Kosovës. Në këtë drejtim Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria e Kosovës ka parasysh ndërtimin e ligjeve të mira, por ka parasysh edhe rregullimin e kushteve të atyre të cilët për arsye të ndryshme janë ndeshur me ligjin. Motoja e jone se ligji duhet të sundohet me ligj promovohet edhe sot, që nënkupton që ata të cilët do të jenë në këtë objekt, do t’i kenë të drejtat e tyre ligjore sipas standardeve evropiane”, tha ministri Kuçi.

Ndërsa Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të KE-së në Kosovë, Björnsson tha së ndërtimi i këtij burgu do të jetë një hap tjetër i rëndësishëm për konsolidimin e sundimit të ligjit dhe përmbushjen e standardeve evropiane.

“Ndërtimi i këtij burgu është edhe një hap tjetër i rëndësishëm për konsolidimin e sundimit të ligjit në Kosovë, është edhe një standard tjetër për mbrojtjen e drejtave të njeriut, duke u bazuar në Konventën Evropiane të Drejtave të Njeriut, po ashtu do të përmbushet njërin ndër kriteret kryesore të Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës”, tha Björnsson. 

Ndërtimi i Burgut të Sigurisë së Lartë është projekt i bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian dhe Ministria e Drejtësisë, respektivisht Qeverisë së Republikës së Kosovës. 

Foto Galeria