Me rastin e përmbylljes se suksesshme të raundit të parë të provimit të Noterisë, Ministria e Drejtësisë ka marre një letër nga Unioni Ndërkombëtar i Noterisë, me ç’rast konfirmohet dhe certifikohet rregullshmëria, përkatësisht mbarëvajtja e kësaj faze, për çka ekspertet ndërkombëtar i japin notën me të lartë organizimit të provimit dhe riprovimit te Noterisë.
Me këtë rast, Qeveria e Republikës së Kosovës, veçanërisht Ministria e Drejtësisë, publikisht shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e saj për Unionin Ndërkombëtar të Noterisë dhe Presidentin Jean Paul Decorps, andaj ka nderin që të vazhdojë bashkëpunimin edhe në fazën vijuese të trajnimit të noterëve te rinj.
Ministria e Drejtësisë vlerëson së ky është një hap shume i rëndësishëm për shtetin e se drejtës dhe Noteria si institucion i ri në Republikën e Kosovës, do te fuqizoj edhe me tej standardet ndërkombëtare për drejtësi dhe ligj.
Zoti Ministër i Drejtësisë së Republikës së Kosovës PRISHTINË
Dossier: IHN/UINL
Nos réf.:PB
Vos réf.:
CLARET, 6 KORRIK 2011
Zoti Ministër,
Në pajtim me udhëzimin administrativ No. 7/2010 mbi provimin e noterisë, kemi bërë mbikqyrjen e korrigjimit të testeve me shkrim të kandidatëve për noter të Republikës së Kosovës.
Korrigjimet u zhvilluan me 2 dhe 3 korrik 2011, në Prishtinë, në sallat e Ministrisë së Drejtësisë.
Mund të vërtetojmë se të dy ditët kanë kaluar në harmoninë më të mirë të mundshme në mes anëtarëve të pranishëm të Komisionit për provim dhe ne vetë.
Dy grupe korrigjuese janë formuar, secili i përbërë nga së paku dy anëtarë të Komisionit vendor dhe të një ekspert të UINL, korrigjimet ishin të bazuar në modalitetet të vendosur paraprakisht së bashku, në pajtim me ekspertet e I-H-N.
Testi i parë i korrigjuar ishte testament i cili duhej përpiluar, i dyti ishte testi lidhur me përpilimin e një kontrate shitblerje.
Përshtypja e përgjithshme ishte konstatimin i një përmirësimi të cilësisë së testeve në krahasim me ato të korrigjuar në prill të kaluar, sa në formë po aq edhe në përmbajtjen. Trajnimi i fundit i kandidatëve nga I-H-N, në fillim të qershorit, padyshim ka përmirësuar sensin e përgjegjësisë të këtyre !
Shumë pak teste kanë qenë objekt diskutimi, në mes dy grupeve, të nevojshme në rast mëdyshje.
Rezultatet janë të kënaqshëm: nga 99 kandidatë, 43 janë pranuar për provimin me gojë. Kjo është shumë inkurajuese dhe nuk kemi dyshime që praktika e cila do të mbahet në një zyre të trajnimit, ß-Office, do të mundësoj ushtrimin e mirë të aktivitetit noterial.
Jemi të lumtur që morrëm pjesë në vendosjen e një institucioni kaq të rëndësishëm për ne në një shtet ligjor, dhe kuptohet që mbesim në dispozicionin tuaj në të ardhmen.
Pranoni, Zoti Ministër, nderimet tona më të sinqerta.
e-mail: pierre.becque.uinl@notaires.fr
UINL Secrétariat: Via Flaminia 158 – Pal. A 00196 ROMA-Italia – Tel : +39-06-3208384 – Fax : +39-06-36091499
e-mail: uinl@unl.org – http://www.uinl.org