Skip to content
USAID do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në shumë fusha, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit

USAID do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në shumë fusha, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit

Prishtinë, 26/09/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Drejtoreshën e re të USAID në Kosovë, Maureen Shauket, të cilën e ka uruar për pozitën e re dhe i ka ofrua bashkëpunim të plotë në realizimin e projekteve të përbashkëta.

Ky takim u vlerësua i rëndësishëm pasi, siç u tha po zhvillohet në kohën kur USAID-i po planifikon strategjinë mbështetëse për 5 vitet e ardhshme, ndërsa u bisedua për projektet e ardhshme dhe ato të tanishmet të USAID-it në Kosovë, me ç’rast Ministri Kuçi ka shprehur falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të USAID-it në sektorin e sundimit të ligjit dhe në fushat tjera të drejtësisë, sidomos për ndihmën që po ofron për gjyqësorin dhe për departamentet e Ministrisë së Drejtësisë.

Ministri Kuçi ka paraqitur në detale prioritetet dhe planet e tij për projektet e mundshme të përbashkëta në të ardhmen, ku ka specifikuar projektet për të drejtat pronësore, konfliktin e ligjeve, transparencën e gjyqësorit dhe bashkëpunimin në definimin e agjendës legjislative, për shumë vite me radhë. 

Në takim po ashtu u tha se USAID do të vazhdojë të mbështes Kosovën në përgjithësi, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit. 

Foto Galeria

Skip to content