
Në këtë takim, Ministrja Hoxha njoftoi përfaqësuesit e USAID-it për progresin e bërë dhe reformat e ndërmarra në sektorin e sundimit të ligjit. Po ashtu, Ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe kontributin e madh që po jep USAID-i në Kosovë për fuqizimin e sundimit të ligjit.
Përfaqësuesit e USAID-it shprehën përkushtimin e tyre për të ndihmuar Kosovën në reformat që po bëhen në sektorin e sundimit të ligjit duke theksuar rëndësinë e këtij sektori, për të ardhmen e vendit.
Po ashtu, përfaqësuesit e USAID u zotuan për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Ministrinë e Drejtësisë duke përgëzuar këtë të fundit për punën e bërë deri më tani.