Skip to content
USAID-i vazhdon mbështetjen për Kosovën përmes Qeverisë

USAID-i vazhdon mbështetjen për Kosovën përmes Qeverisë

Prishtinë, 18/01/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot priti në takim një delegacion të USAID-it, të kryesuar nga John Niemeyer.

Në këtë takim, përfaqësuesit e USAID-it kanë diskutuar për planet e tyre që në të ardhmen donacionet që vijnë nga SHBA-të përmes USAID-it, të kalojnë përmes dhe të menaxhohen nga Qeveria e Kosovës. Po ashtu, është diskutuar edhe për infrastrukturën ligjore e cila do ta mundësonte këtë mënyrë të menaxhimit.

Ndërsa, Zëvendëskryeministri Kuçi falënderoi përfaqësuesit e USAID-it për ndihmën që ka dhënë dhe vazhdon ta jep Qeveria Amerikane, për Qeverinë e Kosovës në përgjithësi dhe Ministrinë e Drejtësisë në veçanti.  Ai premtoi transparencë dhe llogaridhënie për të gjitha donacionet që vijnë në Kosovë. 

Foto Galeria

Skip to content