Gjatë takimit u diskutua për përmbushjen e objektivave të mbetura për këtë vit, rritjen e efikasitetit institucional dhe koordinimin ndërmjet agjencive për zbatimin e projekteve strategjike.
Sallahu theksoi rëndësinë e transparencës, llogaridhënies dhe angazhimit të vazhdueshëm për forcimin e sundimit të ligjit.
Në fund të takimit, u dakordua për intensifikimin e bashkëpunimit dhe monitorimin e vazhdueshëm të punës, me qëllim përmbushjen e përgjegjësive ndaj qytetarëve dhe forcimin e institucioneve të drejtësisë.