Zyra e Koordinatores Nacionale kundër dhunës në familje, priti në takim konsultues njësitet kundër dhunës në familje në kuadër të Policisë së Kosovës. Me pjesëmarrje të gjërë në prezencë dhe përmes platformës zoom u diskutuan në detaje aktivitetet konkrete për tu përfshirë në këtë Strategji dhe Plan Veprimi.
Pas këtij takimi, ekipi në kuadër të Zyres së Koordinatores Nacionale zhvilloi një takim me përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare dhe partnerët strategjikë. Komente pozitive u shprehën mbi këtë draft të Strategjisë dhe u diskutuan çështje si nevoja për aktivitete shtesë që impaktojnë të drejtat e fëmijëve, fenomenin e aborteve selektive dhe shëndetit mendor e riprodhues. Me synim që të kemi një Strategji sa më gjithëpërfshirëse, në vijim janë planifikuar takime tjera konsultuese me akterë të institucioneve vendore, përfaqësuesve ndërkombëtarë e organizata të shoqërisë civile.