Skip to content
Vazhdojnë takimet me akterë të rëndësishëm pranë Këshillit të Evropës

Vazhdojnë takimet me akterë të rëndësishëm pranë Këshillit të Evropës

Prishtinë, 22/06/2023

Delegacioni është pritur në takim nga drejtues dhe përfaqësues nga Departamenti për Dinjitet Njerëzor dhe Barazi Gjinore, z.Robert Olla dhe znj. Tanja Rakusic, drejtuesen e e Sekretariatit GREVIO, znj. Carolina Lasen – Diaz, drejtuesin e Drejtorisë së Përgjithshme për të Drejta të Njeriut dhe Sundim të Lligjit, z. Christophe Poirel. 

Gjatë këtyre takimeve, Ministrja Haxhiu ka prezantuar punën që po bën Ministria e Drejtësisë dhe angazhimin në realizimin e objektivave që dalin nga prioritetet e qeverisë.

“Adresimi i dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore, për herë të parë janë prioritet qeverisës dhe që nga marrja e mandatit kemi punuar me të gjitha mekanizmat që të zgjerojmë dhe përmirësojmë legjislacionin në raport me parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave, dënimin meritor për dhunuesit por edhe rehabilitimin dhe programet ndihmëse për ta.” tha Ministrja Haxhiu.

Ndër të tjera, Ministrja Haxhiu njoftoi për hapat e ndermarrë reformues ne sistemin e drejtësisë me qëllim sigurimin e një sistemi të pavarur, efikas dhe llogaridhënës, siç është Vetingu në Drejtësi, Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, hartimi i Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, miratimi j Ligjit për Gjykaten Komerciale, finalizimi i KD për Kodin e Procedurës Civile, KD për Gjykatën Administrative dhe të Punës. 

Ministrja Haxhiu, në fund vlerësoi lartë bashkëpunimin e ngushtë dhe të shkëlqyer me Këshillin e Evropës.

Foto Galeria

Skip to content