Skip to content
Vazhdon bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadës Norvegjeze në fushën e sundimit të Ligjit

Vazhdon bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadës Norvegjeze në fushën e sundimit të Ligjit

Prishtinë, 05/08/2015

Ministri i Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, z. Jan Brathu dhe përfaqësuesen e UNDP-së në Kosovë, znj. Alessandra Roccasalvo, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet në fushën e drejtësisë dhe përkrahjen në rendit dhe ligjit në vend.

Ministri Kuçi ka vlerësuar bashkëpunimin që Republika e Kosovës e në veçanti Ministria e Drejtësisë ka me Ambasadën e Norvegjisë dhe institucionet e tjera të këtij vendi që veprojnë në Kosovë, përmes projekteve të cilat kanë mundësuar rritjen e kapaciteteve në drejtim të ndërmarrjes së reformave në fushën e drejtësisë.

Kuçi falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria Norvegjeze ka dhënë veçanërisht në ngritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin e sundimi të rendit dhe ligjit në Kosovë. Ai rikonfirmoi se Ministria e Drejtësisë dhe Republika e Kosovës, do të angazhohet që të avancojë këtë bashkëpunim, me qëllim të forcimit të mëtutjeshëm të Sistemit të Drejtësisë në Kosovë. 

Gjatë këtij takimi, Ministri Kuçi i ka vënë theks edhe bashkëpunimit që Ministria e Drejtësisë ka me UNDP në realizimin e shumë projekteve konkrete në fushën e drejtësisë.

Në anën tjetër, ambasadori norvegjez, z. Brathu dhe përfaqësuesi i UNDP-së Znj. Roccasalvo kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen në realizimin e projekteve të cilat konsiderohen me rëndësi për Sistemin e Drejtësisë.  
 

Foto Galeria

Skip to content