Skip to content
Vazhdon diskutimi për mandatin e Misionit të EULEX-it

Vazhdon diskutimi për mandatin e Misionit të EULEX-it

Prishtinë, 30/05/2016

 Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi priti sot në takim Shefin e Operacioneve Civile të  Bashkimit Evropian, z. Kenneth Dean, Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Samuel Zbogar dhe Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Gabrielle Meucci.

Në këtë takim, Ministri Kuçi ka qenë i shoqëruar nga Kryeprokurori i Shtetit, z. Aleksandër Lumezi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësorë të Kosovës, z. Nehat Idrizi dhe nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Blerim Isufaj

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit nga te dyja anët kanë prezantuar pozicionet e tyre lidhur me të ardhmen e mandatit të EULEX-it në Kosovë.

Takimet e kësaj natyre pritet të vazhdojnë edhe nesër me krerët më të lartë shtetëror. 

Foto Galeria

Skip to content