Skip to content
Vazhdon mbështetja e shtetit austriak për sundimin e ligjit në Kosovë

Vazhdon mbështetja e shtetit austriak për sundimin e ligjit në Kosovë

Prishtinë, 27/11/2014

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovës, Johann Brieger, si dhe Nënkryetarin e Parlamentit Austriak, Karlheinz Kopf,  me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me shtetin austriak, si dhe zhvillet e fundit në vend. Ministri Kuçi, tha se institucionet e Kosovës e vlerësojnë mbështetjen e dhënë nga shteti austriak dhe gjithashtu premtoi vazhdimin e marrëdhënieve të mira edhe në të ardhmen.

Kuçi vlerësoi bashkëpunimin që institucionet e Kosovës, e në veçanti Ministria e Drejtësisë kanë pasur dhe vazhdon t`a ketë me Ambasadën austriake dhe institucionet e tjera të këtij vendi që veprojnë në Kosovë, sidomos në fushën e drejtësisë.

Ambasadori Brieger, pasi e informoi Ministrin Kuçi rreth vizitës dhe angazhimeve të Nënkryetarit të Parlamentit Austriak, Kopf, shprehu gatishmërinë e Qeverisë austriake për të mbështetur Kosovën edhe në të ardhmen.

Palët shprehën gatishmërinë e thëllimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në mes të dy vendeve, edhe në fushat tjera.
 

Foto Galeria

Skip to content