Skip to content
Vazhdon mbështetja e shtetit gjerman për sundimin e ligjit në Kosovë

Vazhdon mbështetja e shtetit gjerman për sundimin e ligjit në Kosovë

Prishtinë, 08/04/2014

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur në takim të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor Ernest Reichel dhe Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovës, Peter Blomeyer, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me shtetin gjerman.

Ministri Kuçi tha se institucionet e Kosovës e vlerësojnë mbështetjen e dhënë nga shteti gjerman dhe gjithashtu premtoi vazhdimin e marrëdhënieve të mira edhe në të ardhmen.

Kuçi vlerësoi bashkëpunimin që institucionet e Kosovës, në veçanti Ministria e Drejtësisë kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë me Ambasadën gjermane dhe institucionet e tjera të këtij vendi që veprojnë në Kosovë, sidomos në fushën e drejtësisë.

Reichel shprehu gatishmërinë e Qeverisë gjermane për të mbështetur Kosovën në veçanti në forcimin e sundimit të ligjit.

Bashkëbiseduesit pasi diskutuan shprehën interesimin për thëllimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve edhe në fushat tjera. 

Foto Galeria

Skip to content