Skip to content
Vazhdon procesi i vlerësimit afatmesëm të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave 2022-2026

Vazhdon procesi i vlerësimit afatmesëm të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave 2022-2026

Prishtinë, 22/09/2025
Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Agjencinë për Barazi Gjinore dhe mbështetje nga UN Women, po vazhdon procesin e vlerësimit afatmesëm të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave 2022-2026.
Pas mbledhjes së të dhënave raportuese, po zhvillohen takime vlerësuese me akterët që kanë kontribuar në mbledhjen e informacionit për këtë proces.
Keshilltarja politike, Vlora Limani Hajnuni theksoi se synimi i këtyre takimeve ështe që të identifikojmë progresin e arritur deri tani dhe të evidentojnë sfidat dhe pengesat që jane shfaqur gjatë zbatimit të strategjisë.
Përfaqësuesit e këtyre organizatave theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve shtetërore dhe sektorit joqeveritar në adresimin dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave. U nënvizua nevoja për shërbimet e qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të qasshme për të mbijetuarit/at. Gjithashtu, rritja e ndërgjegjësimit publik dhe fuqizimi i mekanizmave të parandalimit dhe mbrojtjes në nivel lokal dhe qendror.

Foto Galeria

Skip to content