Skip to content
Vazhdon puna drejt digjitalizimit të sistemit noterial të Republikës së Kosovës

Vazhdon puna drejt digjitalizimit të sistemit noterial të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 31/07/2023

Ky memorandum i bashkëpunimit, i cili ka për qëllim mundësimin e qasjes së noterëve në të dhënat e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës përmes sistemit digjital, u nënshkrua pas atij me Ministrinë e Punëve të Brendshme për qasjen në të dhënat e Agjencisë së Regjistrimit Civil, ndërsa do të pasohet me memorandumin tjetër me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për qasjen në të dhënat e Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Me këto memorandume bëhet përcaktimi i procedurave për shkëmbimin e të dhënave, përcaktimi i rregullave të sigurisë, procedurave përkatëse për qasje dhe përdorim të të dhënave, si dhe krijimi i lehtësirave të nevojshme administrative për bashkëpunim ndërinstitucional në mes të institucioneve respektive me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të shërbimit të noterisë.

Digjitalizimi i sistemit noterial në Kosovë do të mundësojë harmonizimin e të gjitha procedurave të brendshme në një sistem të centralizuar e të ndërlidhur që mundëson qasje më të lehtë në shërbime, informata të sakta e të verifikuara në kohë reale.

Foto Galeria

Skip to content