Skip to content
Vazhdon puna e Grupit Punues për hartimin e legjislacionit për zhvillimin e procesit të Vettingut

Vazhdon puna e Grupit Punues për hartimin e legjislacionit për zhvillimin e procesit të Vettingut

Prishtinë, 14/12/2021

Ministrja Haxhiu fillimisht ka falënderuar anëtarët e Grupit Punues për punën dhe angazhimin e tyre në këtë proces shumë të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë dhe ka theksuar se si Ministri e Drejtësisë mbetën të përkushtuar që në Kosovë të ketë një reformë e cila do të bëhet në përputhje me standardet vendore kushtetuese dhe me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Ky proces reformimi i sistemit të drejtësisë, tha ministrja Haxhiu, po zhvillohet në konsultim me ekspertët nga shoqëria civile, ekspert të pavarur si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim të përvetësimit të praktikave më të mira të zbatueshme deri më tani.

Punimet e këtij Grupi janë kryesuar nga z. Lulzim Beqiri i cili vuri theksin tek afatet e parapara dhe rëndësinë e mbarëvajtjes së punës së këtij Grupi, takimi i të cilit do të vazhdoj edhe ditën e nesërme. 

Skip to content