
Gjatë kësaj punëtorie është diskutuar për kornizën përkatëse ligjore e cila do të shqyrtohet në zbatim të Deklaratës së Përbashkët të Zotimit si dhe legjislacionin përkitazi me përgjegjësinë disiplinore e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Gjatë kësaj punëtorie, zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli tha se ky proces i përbashkët me institucionet e drejtësisë ka për qëllim përmirësimin rrënjësor të sistemit të drejtësisë dhe është një iniciativë e cila do të kontribuojë në jetësimin e përpjekjeve të vazhdueshme për reformën në drejtësi.
Tutje zëvendësministri Qorrolli tha se reforma në drejtësi rrjedhë si domosdoshmëri e identifikuar në procesin e Rishikimit Funksional të Sundimit të Ligjit, raporteve të ndryshme të BE-së për vendin, opinionit të Komisionit të Venecias si dhe raporteve dhe vlerësimit të organizatave tjera vendore dhe ndërkombëtare.