
Punëtorinë e hapi dhe iu uroi mirëseardhje të pranishmëve, Ministri Tahiri, i cili theksoi se “Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar që t’i rishikoj dispozitat e kodeve të cilat nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë vlerësuar si pengesa eventuale në punën e tyre, me qëllim të avancimit të infrastrukturës ligjore, në mënyrë që organet të cilat merren me zbatimin e ligjit t’u mundësohet legjislacioni adekuat, i cili mundëson parandalimin dhe luftimin e dukurive negative, para së gjithash veprave penale të korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit”, tha Ministri Tahiri.
Ministria e Drejtësisë ka pranuar një numër të konsiderueshëm të komenteve, të cilat do të jenë objekt diskutimi, në këtë punëtori e cila do t’i vazhdoj punimet edhe nesër.
Punëtoria është organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe është mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Në këtë punëtori po marrin pjes përfaqësues nga zyra e BE-së, OSBE-së, gjyqtarë, prokurorë, përfaqësues nga Agjencia Kundër Korrupsionit, shoqëria civile, Policia e Kosovës, si dhe ekspert vendorë dhe ndërkombëtarë.