Skip to content
Vendim i Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi

Vendim i Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi

Prishtinë, 04/03/2011

Me qëllim të ngritjes së transparencës dhe përgjegjësisë publike para qytetarëve të Republikës së Kosovës, për punën, angazhimet dhe shpenzimet që bëhen në Ministrinë e Drejtësisë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka marrë vendim që çdo të premte të bëhen publike të gjitha shpenzimet javore, duke filluar nga Kabineti i Ministrit, Sekretari i Përgjithshëm, Departamentet, Agjencitë dhe Zyrat e Ministrisë së Drejtësisë. 

Shpenzimet e realizuara nga Ministria e Drejtësisë do të janë të detajuara për secilin dikaster veç e veç, dhe si rrjedhojë çdo vendim i marrë në Ministrinë e Drejtësisë, do të publikohet në ueb-faqen e MD-së, në linkun ”Vendimet e Ministrit”. 

Skip to content