Skip to content
Vetëm gjashtë këshilltarë të kabinetit të Kuçit paguhen nga buxheti i MD-së

Vetëm gjashtë këshilltarë të kabinetit të Kuçit paguhen nga buxheti i MD-së

Prishtinë, 02/05/2013

Sot, Portali “Express” ka publikuar shkrimin me titull “Kuçi vet i 14’ti në Ministri” e në të cilin shkrim veç të tjerash thuhet se trembëdhjetë zyrtarë janë të punësuar vetëm në Zyrën e Hajredin Kuçit në Qeveri.

Ministria e Drejtësisë njofton opinionin publik se nga trembëdhjetë zyrtarët, vetëm tetë paguhen nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë, respektivisht gjashtë këshilltarë dhe dy asistentë.

Më konkretisht, Prof. Dr. Zejnullah Gruda është Drejtor i Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, ndonëse figuron si këshilltar nderi për Ministrin dhe ai nuk paguhet nga Kabineti i Ministrit. Gjithashtu, Rexhep Haxhimusa, siç ceket edhe në ueb faqen e Ministrisë, është këshilltar i jashtëm dhe meqë gëzon beneficionet si ish-kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës, ai nuk paguhet nga Ministria e Drejtësisë.

Ngjashëm me këtë, Donikë Qerimi, Jehona Lushaku dhe Dardana Rruka, janë këshilltare nga Projekti CDF, të zgjedhura dhe të paguara nga ky projekt i përbashkët midis UNDP-së dhe KFOS dhe janë të angazhuara me qëllim të ngritjes së kapaciteteve në Ministrinë e Drejtësisë. 

Andaj, numri i zyrtarëve të cilët janë të angazhuar në këtë kabinet është plotësisht në përputhje me rregulloren përkatëse, duke qenë se përveç si Ministër i  Drejtësisë, Kuçi mban edhe pozitën e Zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës. 

Skip to content