Skip to content
Vijojnë konsultimet intenzive për hartimin e Strategjisë për mbrojtje nga dhuna në familje

Vijojnë konsultimet intenzive për hartimin e Strategjisë për mbrojtje nga dhuna në familje

Prishtinë, 19/10/2021

Në kuadër të këtij angazhimi, po realizohen takime dy palëshe me anëtarë të organizatave të shoqërive civile, drejtuese të strehimoreve në gjithë Republikën, oficerë policie nga gjithë stacionet policore në vend, të gjithë mbrojtësit e viktimave; të gjithë prokurorët e caktuar që punojnë në raste të dhunës në familje, dhe përfaqësues të emëruar nga kryesuesit e gjykatave të të gjitha niveleve në vend. Gjithashtu, do të zhvillohet takim konsultativ me përfaqësues të organziatave ndërkombëtare e ambasadave të vendeve partnere. "Strategjia është mundësi e artë për të evidentuar aktivitete konkrete në zgjidhje të sfidave të evidentuara nga praktika dhe në parandalim e adresim efikas të dhunës në familje"- shprehet Koordinatorja në takime.

Takimet të rregullta do të ketë përgjatë ditëve në vijim deri në finalizimin e plotë të një drafti ambicioz, me shumë potencial dhe gjithëpërfshirës.

Skip to content