Skip to content
Vijon punimet Grupi Punues per ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal

Vijon punimet Grupi Punues per ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal

Prishtinë, 24/09/2024

Gjatë këtij procesi, shprehim falënderimin e veçantë për Ambasadën Amerikane për organizimin e punëtorisë dhe për ofrimin e ekspertizës së tyre të çmuar.

Bashkëpunimi i ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë është jetik për sigurimin e një kuadri penal që përputhet me standardet më të larta ndërkombëtare dhe që i shërben qytetarëve tanë në mënyrë të drejtë dhe efikase.

Ky proces i rishikimit dhe modernizimit të Kodit Penal është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë, duke garantuar mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore për të gjithë qytetarët.

Foto Galeria

Skip to content