Skip to content
Vizita në Kroaci: Ministrja Haxhiu pritet në takim nga Ministri i Drejtësisë dhe Administratës Publike të Kroacisë

Vizita në Kroaci: Ministrja Haxhiu pritet në takim nga Ministri i Drejtësisë dhe Administratës Publike të Kroacisë

Prishtinë, 21/12/2022

Fillimisht ministrja Haxhiu ka falënderuar ministrin Malenica për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për Republikën e Kosovës, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit si dhe adresuan çështjet për të cilat mund të bashkëpunojnë e që ndërlidhen me adresimin e krimeve të luftës, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin dhe dhunën në familje e me bazë gjinore.

Në takim, ndër të tjera, është diskutuar për disa marrëveshje të përbashkëta, siç është Marrëveshja dypalëshe për Ekstradim si dhe për Transferimin e Personave të Dënuar, e të tjera, të cilat do të forcojnë tutje marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në mes të dyja vendeve.

Në fillim të vitit 2023, ministri Malenica do ta vizitojë Republikën e Kosovës, me ç’rast edhe do të punohet drejt finalizimit të marrëveshjeve të tilla.

Skip to content