Skip to content
Vizitë në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas dhe në Strehimore

Vizitë në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas dhe në Strehimore

Prishtinë, 01/12/2022

Ministrja Haxhiu tha se Agjencia duhet të jetë çdo herë e qasshme ndaj të gjitha kërkesave për ndihmë juridike falas, dhe se misioni i saj është tejet i rëndësishëm në funksion të qytetarëve të cilët kanë nevojë për këtë ndihmë.

Në Prizren, ministrja Haxhiu u ndal edhe tek Qendra Strehimore e viktimave të dhunës, me ç'rast u njoftua nga afër me shërbimin dhe trajtimin që u bëhet viktimave të dhunës, si dhe dëgjoi nga afër vështirësitë me të cilat ballafaqohen ato.

Ministrja tha se mbështetja ndaj Qendrave Strehimore kudo në Kosovë sikurse edhe në Prizren, nuk do të mungojë, dhe se puna që bëjnë ato është një mision fisnik e human që ndikon jashtëzakonisht mirë në trajtimin e grave viktima të dhunës.

Skip to content