Skip to content
Vlerësohen lart marrëdhëniet Kosovë-Belgjikë

Vlerësohen lart marrëdhëniet Kosovë-Belgjikë

Prishtinë, 10/09/2013

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi priti sot Ambasadoren e Mbretërisë së Belgjikës, rezidente në Sofie të Bulgarisë, Anick Van Calster, si dhe Zëvendësin e Kryesuesit të Misionit Diplomatik Belg në Kosovë, Jean-François Brackman, me të cilët ka biseduar për marrëdhëniet ndërshtetërore Kosovë-Belgjikës, për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për dialogun në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Baronesha Ashton. 
 

Të dyja palët vlerësuan lart marrëdhëniet bilaterale në mes të dy shteteve si marrëdhënie shumë të mira dhe u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm në shumë fusha, me theks të veçantë në atë të drejtësisë. Lidhur me dialogun ndërshtetëror Kosovë-Serbi, palët biseduan rreth rezultateve të arritura në këtë dialog duke vlerësuar si shumë të rëndësishëm nevojën e zbatimit të tyre në terren.

Ambasadorja Van Claster, shprehu dhe një herë mbështetjen e plotë të shtetit të saj për dialogun në mes të shtetit të Kosovës dhe të Serbisë, si dhe përgëzoj institucionet e Kosovës për angazhimin e tyre drejt përmbushjes së marrëveshjeve të dala nga ky dialog. Gjatë takimit u fol edhe për perspektiven evropiane të Kosovës dhe u vlerësua progresi që është duke e bërë vendi ynë në këtë drejtim. 

Foto Galeria

Skip to content