Skip to content
Vlerësohet bashkëpunimi i institucioneve të Kosovës me UNOPS-in

Vlerësohet bashkëpunimi i institucioneve të Kosovës me UNOPS-in

Prishtinë, 18/12/2013

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Drejtorin Ekzekutiv të UNOPS-it në Kosovë, Jan Mattsson, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me UNOPS-in, me thekës të veçantë për bashkëpunimin në realizimin e Burgut të Sigurisë së Lartë. 

Ministri Kuçi ka falënderuar Drejtorin Mattsson për punën që ka bërë UNOPS-i në realizimin e projektit të ndërtimit të Burgut të Sigurisë së Lartë.

“Jam shumë i kënaqur me punën e bërë dhe profesionalizmin gjatë ndërtimit të burgut. Ky objekt është një ndër më të mirët në rajon dhe është një ndër projektet më të mëdha të Ministrisë së Drejtësisë për këtë vit”, tha Kuçi.

Drejtori Ekzekutiv i UNOPS-it, Mattsson shprehu kënaqësinë e tij që ishte pjesëmarrës i inaugurimit të Burgut të Sigurisë së Lartë, si projekt i realizuar në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, ndërsa shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë në projekte që janë me rendësi për qytetarët e Kosovës dhe që kontribuojnë në forcimin  e sundimit të ligjit.

Ministri Kuçi shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe më tutje me UNOPS-in, në realizimin e projekteve tjera të ardhshme, veçanërisht në mbështetjen e projektit të themelimit të Akademisë së Drejtësisë dhe në  fushën e prokurimit dhe E-prokurimit, duke pas parasysh ekspertizën e UNOPS-it në këtë fushë. Kuçi, po ashtu njoftoi Drejtorin e UNOPS-it për punën e institucioneve të Republikës së Kosovës në reformimin e sistemit të drejtësisë. 

Foto Galeria

Skip to content